Gruaja e Sabri Fejzuallahut përlotet nga befasia e ditëlindjes

  • G.G /
  • 13 May 2022 - 10:02
Gruaja e Sabri Fejzuallahut përlotet nga befasia e ditëlindjes

Gruaja e këngëtarit Sabri Fejzullahut, Nera Fejzullahu, ka festuar dje ditëlindjen.

Ajo mori urime të shumta që në orët e para të mesnatës, por padyshim që urimin më të bukur e mori nga Sabri Fejzullahu.

Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Sabriu zgjodhi fjalët më të veçanta për ta uruar Nerën.

“Dashurinë, respektin, kujdesin e përkushtimin që e kam pasur dhe e kam për ty, e din vetëm zemra ime. Shumë të kam dasht, shumë të du, e kam me t’dasht përjetësisht se të kam gravur në zemër. Urime ditëlindjen ty melodi e pa mbarim”.

Asaj i kanë përgatitur edhe një befasi, nga e cila mbeti e përlotur.

(Kosova Sot Online)