Kush merr më shumë para në koncerte? Ja çfarë thonë Mc Kresha dhe Lyrical Son

  • G.G /
  • 14 May 2022 - 12:40
Kush merr më shumë para në koncerte? Ja çfarë thonë Mc Kresha dhe Lyrical Son

MC Kresha dhe Lyrical Son janë dy reperë mjaft të suksesshëm, të cilët numërojnë shumë hite dhe këngë që kanë grumbulluar miliona klikime.

Të ftuar sonte në “Më lër të flas” me vëllezërit Romeo dhe Donald Veshaj, Mc Kresha dhe Lyrical Son kanë folur për jetën e tyre personale dhe profesionale. Madje, ata treguan edhe një ‘sekret’.

Si i kanë ndarë paratë dyshja? Jeni kurioz ju? Epo, sapo e thanë.

Reperët thanë se çdo para që e kanë fituar nga karriera e tyre, ata e kanë ndarë bashkë. Kjo tregon se miqësia e tyre është shumë e sinqertë.

Ja si u pyetën nga Donaldi reperët e njohur Mc Kresha dhe Lyrical Son:

Donaldi: Kush nga ju paguhet më shumë në koncerte?

MC Kresha: Unë dhe Festimi kemi pas grindje kacafytje, mosmarrëveshje të të gjitha natyrave, veç lekut, se ne e ndajmë gjithçka mes njëri-tjetrit.

Mirëpo, Romeo pati një ndërhyrje në atë moment, duke i bërë dhe një thirrje Elgitit.

Romeo: “A e dëgjon more Elgit, o Elgit…”

Mc Kresha dhe Lyrical Son kanë shumë bashkëpunime të suksesshme.

Një ndër këngët që ka grumbulluar goxha klikime është “Ajo po don”, që në fakt është një këngë mjaft ritmike dhe shumë e pëlqyer nga publiku shqiptar.

(Kosova Sot Online)