Bëhuni gati: Shkurte Fejza dhe Ilir Shaqiri po vijnë me këngën e re

  • A.P /
  • 15 May 2022 - 12:23
Bëhuni gati: Shkurte Fejza dhe Ilir Shaqiri po vijnë me këngën e re

Dy artistët emblematikë të muzikës shqipe: Shkurte Fejza dhe Ilir Shaqiri, shumë shpejt pritet ta publikojnë këngën e tyre më të re në duet, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Kënga e paralajmëruar i kushtohet heroit Azem Behluli.

Lajmin e ka bërë të ditur opinionisti Hajrush Behluli.

Postimi i plotë pa ndërhyrjen e redaksisë:

PO VJEN KENGA PER HEROIN E KOSOVES AZEM BEHLULI.
Kolosët e muzikës shqiptare i këndojnë Heroit të Atdheut, vëllait tim Azem Behlulit. Por jo vetem kaq edhe dy kolos të tjerë janë bashkuar në këtë projekt z. Naim Gjoshi, Xhevdet Gashi dhe z Faruk Tasholli që i dhanë muzikën dhe tekstet ma të bukura këngës shqipe.Ne familja jemi të nderuar nga këta artistë të pazëvenësueshëm.

(Kosova Sot Online)