Ky është i dashuri miliarder nga Maroku i ish-Miss Blerta Veselit

  • A.P /
  • 15 May 2022 - 15:15
Ky është i dashuri miliarder nga Maroku i ish-Miss Blerta Veselit

Prej kohësh, ish-Miss Universe Blerta Veseli gjendet në Amerikë.

Atje po e mbajnë punët dhe jo vetëm punët.

Bukuroshja ‘bombë’, përtej fotove të nxehta, duket se e ka gjetur dashurinë.

Ajo po shijon romancën me biznesmenin maroken, 29-vjeçarin, Mokhtar Jabli.

Jabli është i zhytur thellë në industrinë e patundshmërive, dhe krijues i “The Nightfall Group”, kompanisë të shërbimeve luksoze të udhëtimit me bazë në Beverly Hills të Kalifornisë.

Ai përgjatë kohës së pandemisë edhe zyrtarisht kapi vlerë miliardëshe të pasurisë përmes kompanisë së tij.

Në një intervistë së fundmi, Jabli ka deklaruar se me të vërtetë e ka jetuar kuptimin e “ëndrrës amerikane” duke qenë se ka nisur nga zero pak vite më parë, kur shkeli ‘sefte’ në Amerikë në 2016-ën.

Image

(Kosova Sot Online)