Plot stil duke shijuar kryeqytetin francez/ Dua Lipa fotografohet rrugëve të Parisit. Ja kush e shoqëronte këngëtaren

  • G.G /
  • 17 May 2022 - 10:41
Plot stil duke shijuar kryeqytetin francez/ Dua Lipa fotografohet rrugëve të Parisit. Ja kush e shoqëronte këngëtaren

Dua Lipa dukej si gjithmonë me stil, teksa u fotografua duke ecur rrugëve të Paris-it me shokun e saj, stilistin e njohur, Simon Porte Jacquemus.

Këngëtarja, 26 vjeçe, e cila ndodhet në kryeqytetin francez, ndërsa turneu i saj Future Nostalgia vazhdon nëpër Evropë, kishte veshur një bluzë kafe të hapur, e cila ishte e tejdukshme dhe xhinse me bel të lartë.

Look-un e saj Dua e kishte kompletuar me sandale me takë plotë shkëlqim, një çantë të vogël të zezë dhe sigurisht buzëqeshjen rrëzëllitëse në fytyrë. Ylli i popit mbante një palë syze statement, teksa flokët e saj brune me onde i mbante të lirshme mbi supe me një grim si shimicën e kohës natyral.

Ndërkohë, themeluesi i Jacquemus, Simon, krijuesi i çantës së vogël Le Chiquito – tërhoqi vëmendjen me një këmishë rozë të ndezur, bluzë të bardhë dhe xhinse të gjera.

Dyshja dukej se po shijonin motin e ngrohtë dhe me diell të majit, ndërsa darkuan në një “restorant” të hapur në natyrë përpara se të bashkoheshin me një grup miqsh të tjerë.

Dua më pas e përfundoi ditën e saj xhiro nëpër qytet me Porsche-në e verdhë të Simon.

Pas ditës së gjatë, Dua Lipa nuk harroi edhe ndjekësit e saj duke ndarë në Instagram një sërë fotosh nga Parisi teksa shijonte pushimet, duke përfshirë kalimin e kohës me Simon.

Ajo pozoi perpara Kullës Eifel, përpara se të shijonte natën me ekipin e saj, nën shoqërinë e alkoolit.

Ajo dhe Simon dukeshin të lumtur teksa shijonin pijet, ushqimin dhe aktivitetet në një mori fotosh lozonjare të postuara në faqet e tyre përkatëse në Instagram.

Ju kujtojmë që, albumi i dytë i artistes me origjinë shqiptare, Future Nostalgia u publikua në mars 2020 dhe fitoi tre çmime Grammy.

Turneu Future Nostalgia do të vazhdojë deri në fund të vitit, me ndalesa të ardhshme në Kanada, Amerikën Latine dhe Australi.

(Kosova Sot Online)