Bora Zemani poston për herë të parë Donald Veshajn, por çfarë ndodhi më pas?!

  • G.G /
  • 19 May 2022 - 11:53
Bora Zemani poston për herë të parë Donald Veshajn, por çfarë ndodhi më pas?!

Historia e Bora Zemanit dhe Donald Veshaj ëhtë kthyer në kryefjalën e mediave rozë gjatë ditëve të fundit sidomos pas eventit të Valdin Sahitit ku ishin të dy të ftuar. Dushja u fotografuar në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe fansat janë të bindur se mes tyre ka një ribashkim.

Çdo postim i tyre tashmë vihet re shumë nga ndjekësit të cilët kapin edhe detajin ëm të vogël të mundshëm, duke e analizuar.

Disa minuta më parë në Instastoryn e moderatores u postua një fotografi  nga eventi i Sahitit ku mes të ftuarve duket dhe Donaldi.

Megjithatë story i saj u fshi brenda pak minutave ndjekësit e rregullt e faqes së saj e kanë ruajtur postimin në fjalë.

Ende nuk ka asnjë reagim nga ana e tyre por fansat janë të bindur se marrëdhiën e tyre tashmë është rregulluar. Por, sigurisht që ka edhe nga ata të tjerë që gjithë këtë situatë e kanë cilësuar si lojë “për vëmendje” nga ana e tyre.

(Kosova Sot Online)