Dafina Zeqiri merr dhuratën më të mirë

  • A.P /
  • 19 May 2022 - 15:10
Dafina Zeqiri merr dhuratën më të mirë

Dafina Zeqiri si duket është nja vajzat me fat që ka në krahë një partner si artisti i njohur, DJ Geek.

Përpos ditëve të veçanta që ai përkujdeset që ti bëjë dhurata speciale këngëtares, ai këtë e bënë edhe në përditshmëri.

Së fundi, ka qenë artistja ajo që e ka treguar dhuratën e fundit që ka pranuar nga partneri.

Ajo ka postuar një video ku tregoi mbathjet e reja të markës “Nike”, ngjyrë ari dhe të bardhë ato dukeshin fantastike.

E, tani që jemi në stinën e pranverës duket se ato do të jenë kombinimi i veshjes së përditshme të Zeqirit.

Derisa u shpreh e lumtur me dhuratën ajo ka falënderuar DJ Geek duke e etiketuar në postim.

Image

(Kosova Sot Online)