“A mendon ndonjëherë për Don Xhonin?”, kështu i përgjigjet ndjekësit modelja ruse

  • E.K /
  • 20 May 2022 - 12:36
“A mendon ndonjëherë për Don Xhonin?”, kështu i përgjigjet ndjekësit modelja ruse

Ndarja e reperit, Don Xhoni nga modelja ruse, Ariana Lirey, u kthye në një ndër lajmet më të komentuar në mediat rozë.

Së fundmi, ka reaguar sërish përmes një postimi në Instastory Ariana, e cila e pyetur nga fansat e ka konsideruar artistin një djalë të mirë dhe që gëzon respekt.

“A mendon ndonjëherë për Don Xhonin?”, ka qenë pyetja që iu bë në gjuhën angleze nga një ndjekës. Ai është Xhonatan, jo Don. Nuk mund të them asgjë të keqe për dikë që kam qenë në lidhje për rreth një vit. Ai është djalë i mirë, është një artist. Ai është akoma i ri, ka një jetë të tërë përpara.

Do të jem e lumtur nëse ai ka gjithçka ashtu siç dëshironte. Rrugët tona u ndanë disa muaj më parë, dua të jetoj tani. Nuk kemi nevojë të jemi më të lidhur”, u përgjigj ajo.

(Kosova Sot Online)