Loredana Zefi publikon këngën e re, videoklipin ia ‘zbukuron’ Hana

  • G.G /
  • 20 May 2022 - 12:51
Loredana Zefi publikon këngën e re, videoklipin ia ‘zbukuron’ Hana

Rep-artistja shqiptare, Loredana Zefi, është kthyer me këngë të re pas një kohe të gjatë.

Ajo ka publikuar projektin e ri “Pinky promises”, të cilën e ka interpretuar në gjuhën gjermane dhe e ka shoqëruar edhe me videoklip.

Miksimi i kësaj kënge u bë Hubertus Dahlem, kurse për masterizimin u kujdes Lex Barkey.

Protagoniste në klip mes tjerash është edhe vajza e saj, Hana, të cilën e ndan me reperin Mozzik.

Biondja është kthyer me muzikë pas një pauze që bëri prej disa muajsh dhe reagimet e para të fansave kanë qenë tejet pozitive.

E njëjta po vazhdon jetën së bashku me të bijën mes Zvicrës e Gjermanisë.

Shiko videon:

https://www.youtube.com/watch?v=45GtSS1y-qY&feature=emb_title

(Kosova Sot Online)