Shkurte Fejza & Ilir Shaqiri publikojnë këngën kushtuar heroit Azem Behluli

  • A.P /
  • 20 May 2022 - 22:04
Shkurte Fejza & Ilir Shaqiri publikojnë këngën kushtuar heroit Azem Behluli

Dy artistët emblematikë të muzikës shqipe: Shkurte Fejza dhe Ilir Shaqiri kanë publikuar këngën e tyre më të re në duet, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Kënga i kushtohet heroit të Kosovës Azem Behluli.

Kujtojmë se Azem Behluli ra heroikisht në betejë kundër forcave serbe në fshatin Gurkuq, më 22 prill 1999.

Në  vijim premierë "Azem Behluli" me interpretim të shkëlqyer nga Ilir Shaqiri dhe Shkurte Fejza.


(Kosova Sot Online)