Heidi Lushtaku bëhet nënë për herë të parë, babai i foshnjes është futbollist i Juventusit

  • E.K /
  • 21 May 2022 - 09:27
Heidi Lushtaku bëhet nënë për herë të parë, babai i foshnjes është futbollist i Juventusit

Futbollisti i njohur turk, Merih Demiral, ka njoftuar se është bërë baba i një djali.

Përmes një postimi në “Instagram”, mbrojtësi i Juventusit bëri të ditur edhe se kush është partnerja e tij.

Demiral publikoi fotografi me ish të fejuarën e boksierit kosovar Haxhi Krasniqin, Heidi Lushtakun.

“Gruaja dhe djali im i dashur”, shkroi 24-vjeçari krahas fotografive të publikuara.

Kujtojmë se Demiral është i huazuar këtë sezon te Atalanta, teksa kartoni i tij është ende në pronësi të Juventusit.

Megjithatë, Atalanta ka të drejtë të shfrytëzojë opsionin e blerjes së tij pas përfundimit të sezonit. 

(Kosova Sot Online)