Çfarë po ndodh me Vildane Zenelin?!/ Modelja shfaqet ndryshe në Instagram (FOTO)

  • G.G /
  • 21 May 2022 - 11:02
Çfarë po ndodh me Vildane Zenelin?!/ Modelja shfaqet ndryshe në Instagram (FOTO)

E ndërsa vera vjen edhe postimet e modeleve tona në Instagram “nxehen”.

Mirëpo duket se kjo metode nuk është zbatuar këtë herë nga Vildane Zenelin. Modelja e njohur njihet për fotot e saj provokuese, ku format e saj marrin vëmendjen kryesore. Por, fotot e fundit të publikuara nga ajo janë jashtë “rrjedhës” së fotove seksi që zakonisht Vildane ndan me ndjeksit.

Ajo ka pozuar me një palë pantallona të gjata ngjyrë rozë dhe një T-shirt të bardhë. Modelja duket shumë e ëmbël, por ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shikojmë në profilin e saj.

Ju kujtojmë që modelja seksi e pyetur gjatë një intervistë para disa muajsh nëse është e dashuruar u përgjigj se “është e komplikuar”, ndërsa shtoi se “dëshiron të përjetojë një dashuri të pastër e të bukur”.

“Nuk e di, është e komplikuar. Nuk e kam të qartë përgjigjen, kur ta kem do e tregoj. Kam qejf të jem e dashuruar, të jetë dashuri e pastër, shëndetshme dhe e bukur”,- u shpreh ajo e ftuar në emisionin “Rudina”.

(Kosova Sot Online)