Kombinuar së bashku, Rita Ora dhe i dashuri i saj shkëlqejnë në daljen e fundit (FOTO)

  • G.G /
  • 21 May 2022 - 14:05
Kombinuar së bashku, Rita Ora dhe i dashuri i saj shkëlqejnë në daljen e fundit (FOTO)

Skenaristi fitues i Oscarit, Taika Waititi dhe e dashura e tij, trajnerja e The Voice Australia, Rita Ora, u shfaqën  me veshje të kombinuara teksa morën pjesë në prezantimin e ‘Dior Men’s SS/23’ në Venice Beach.

Rita Ora u shfaq e veshur me një kostum; pantallona të zeza të gjera, dhe bluzë me stampa ngjyrë të bardhë, të zgjedhur nga dyshja e stilit Rob Zangardi + Mariel Haenn.

Stilistja e flokëve të saj Sami Knight kihste zgjedhur diçka të thjeshtë për këngëtaren ndërsa artisti i grimit Anthony H. Nguyen u sigurua që fytyra e saj të ishte plotësisht e konturuar.

Ndërsa i dashuri i saj, Waititi kishte veshur një këmishë të kuqe Dior të hapur, nën një kostum gri për meshkuj Dior SS/23 me atlete Dior të zgjedhura nga stilistja Jeanne Yang.

Çifti, të cilët fillimisht u takuan në shkurt 2018 , pozuan fillimisht në tapetin blu të festimeve të modës. Ora dhe Waititi më pas zunë vendin e tyre, në rreshtin e parë, përkrah pesë herë fitueses së Grammy-t, Christina ‘Xtina’ Aguilera dhe katër herë fituesit të Emmy-t, Daniel Levy.

(Kosova Sot Online)