Eni dhe Genci konfirmojnë pritjen e ëmbël dhe zbulojnë gjininë e fëmijës

  • G.G /
  • 23 May 2022 - 11:38
Eni dhe Genci konfirmojnë pritjen e ëmbël dhe zbulojnë gjininë e fëmijës

Eni dhe Genci do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë. Lajmi fillimisht u raportua nga mediat dhe sot u konfirmua nga vetë çifti. Eni dhe Genci kanë publikuar klipin e tyre të ri me titull “Ama” dhe në fund të tij shfaqen momente nga ‘baby shower’, ku kanë zbuluar gjininë e fëmijës.

Çifti do bëhet me vajzë dhe ky lajm i ka gëzuar pamasë, siç shihet edhe në klip.

Pak ditë më parë, Eni dhe Genci treguan se që prej vitit 2019 janë të martuar duke postuar edhe foto të veshur nuse e dhëndër.

https://www.youtube.com/watch?v=NcQSc2_jhhk&feature=emb_title

(Kosova Sot Online)