Pas shijes së ‘hidhur’ të Eurovizion, Ronela Hajati gati për këngë të re

  • G.G /
  • 23 May 2022 - 11:52
Pas shijes së ‘hidhur’ të Eurovizion, Ronela Hajati gati për këngë të re

Pas eksperiencës dhe pjesëmarrjes së saj në Eurovizion, Ronela Hajati i është rikthyer jetës normale të saj. Këngëtarja ka postuar së fundmi disa foto te reja në Instagram duke ndarë me ndjekësit e saj se shumë shpejt do realizojë projektet e saja më të reja muzikore.

Fotoja e Ronelës është brenda një studioje muzikore e veshur me këmishe dhe bluzë të bardhë të cilën e përshtati me xhinse dhe atlete, teksa shprehet se e presin shumë punë përpara.

“Do të punoj kaq shumë këtë vit, saqë kur të jem me pushime, do ta hedh telefonin në fund të oqeanit”, ka shkruar Ronela në mbishkrimin e postimit. Ndërkohë rikujtojmë se Ronlela Hajati është një nga personat më të komentuara të momentit përsa i përket përfaqësimit të Shqipërisë në Eurovizion, e cila me performancën e saj nuk arriti që të kualifikohej në finale.

(Kosova Sot Online)