Tayna kapet 'matt' me një mashkull në Zvicër

  • G.G /
  • 23 May 2022 - 12:01
Tayna kapet 'matt' me një mashkull në Zvicër

Tayna është njëra ndër reperet më të suksesshme shqiptare.

Ajo është mjaft e kërkuar në koncerte fal sukseseve të jashtëzakonshme të saj.

E përtej muzikës ajo merr vëmendje edhe me jetën e saj private.

Së fundi teksa ajo është duke qëndruar në Zvicër është kapur nga fansat e saj.

Në rrjetet sociale është bërë virale një video, në të cilën shihet Tayna nën shoqërinë e një mashkulli.

Video u realizua në Genevë të Zvicres dhe ende nuk dihet se kush është shoqëruesi si dhe çfarë raporti kanë.

(Kosova Sot Online)