Genci dhe Eni tregojnë gjininë e fëmijës

  • A.P /
  • 24 May 2022 - 22:12
Genci dhe Eni tregojnë gjininë e fëmijës

Reperi dhe historiani Genc Prelvukaj dhe këngëtarja Eni Koçi dje treguan se pritet të bëhen prindër të një fëmije, teksa Eni tregoi se është shtatzënë më fëmijën e saj të parë

Çifti i njohur i estradës, Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi pas tri viteve martesë pritet që të bëhen prindër të fëmijës së tyre të parë.

Para këtij lajmi, çifti publikuan këngën e tyre të parë “Ama”, një këngë kjo që u lansua një ditë para lajmin se ata do të bëhen prindër të një fëmije.

Sot (e martë), me anë të një video në rrjetet sociale që e kanë publikuar çifti nëpër rrjetet sociale është treguar gjinia e fëmijës.

E pas shpërthimit të balonës, fjongot kanë qenë ngjyrë rozë, që do të thotë se Genci dhe Eni presin një vajzë.

“Është princeshë”, ka shkruar Genci në Instagram.

Kujtojmë se Genci ka një djalë nga martesa e tij e bërë më shumë së 10 vite më parë.

Image

(Kosova Sot Online)