Dua Lipa renditet e dyta në listën e të pasurve britanikë/ Ja vlera marramendëse që zotëron ylli i popit

  • G.G /
  • 25 May 2022 - 11:52
Dua Lipa renditet e dyta në listën e të pasurve britanikë/ Ja vlera marramendëse që zotëron ylli i popit

Industria muzikore është një nga sektorët më fitimprurës sot. Kur flasim për treg muzikor dhe artistë të famshëm botërisht në mendje na vjen edhe pasuria e tyre miliona dollarëshe.

Përsa i përket artistëve britanikë, superylli i Suffolk, Ed Sheeran mund të bëhet miliarderi i parë britanik pasi një tjetër “vit i artë” në karrierën e tij pa vlerën neto të rritur me 40 milionë paund, sipas listës muzikore të Sunday Times.

Këngëtari dhe kantautori me bazë në Framlingham renditet si muzikanti i dhjetë më i pasur britanik në listë me një vlerë totale neto prej 260 milionë paundsh.

Mendohet se nëse Sheeran vazhdon në trajektoren e tij aktuale, ai mund të mposhtë Sir Paul McCartney duke u bërë miliarderi i parë muzikant britanik.

Robert Watts, zëdhënësi i Listës së të Pasurve të Sunday Times, tha: “Shitja e të drejtave të tyre muzikore ka rezultuar jashtëzakonisht fitimprurëse.

Ne presim që rikthimi në turne pas Covid-it do të bëjë që shumë prej këtyre këngëtarëve dhe grupeve muzikore të fitojnë mirë këtë vit dhe vitin e ardhshëm.”

Ndërsa duket se muzikantët e vjetër nuk dalin kurrë në pension, ata thjesht bëhen më të pasur.

“Një tjetër vit i artë për Ed Sheeran-in na bën të besojmë se ai me kalimin e kohës mund të mposhtë Paul McCartney për t’u bërë muzikanti i parë miliarder britanik,”-vazhdon Watts.

Në anën tjetër, pasi rriti pasurinë e saj me 24 milionë paund (28.3 milionë euro) në një total prej 60 milionë paundsh (70 milionë euro), këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa ngjitet në vendin e dytë në listën e muzikantëve të rinj, duke barazuar grupin e Little Mix.

Lista me muzikantët më të pasur sipas Sunday Time Music

Lista me muzikantë mbi 30 vjeç 

Sir Paul McCartney – 865 milionë paundsh

U2 – 625 milionë paundsh

Lord Lloyd-Webber – 495 milionë paundsh

Sir Elton John – 395 milionë paundsh

Sting – 320 milionë paundsh

Sir Mick Jagger – 318 milionë paundsh

Keith Richards – 303 milionë paundsh

Olivia dhe Dhani Harrison – 295 milionë paundsh

Sir Ringo Starr – 285 milionë paundsh

Ed Sheeran – 260 milionë paundsh

Lista me muzikantët 30 vjeç e poshtë

Harry Styles – 100 milionë paundsh

Dua Lipa – 60 milionë paundsh

Little Mix – 60 milionë paundsh

Niall Horan – 52 milionë paundsh

Louis Tomlinson – 48 milionë paundsh

Liam Payne – 44 milionë paundsh

Zayn Malik – 36 milionë paundsh

Sam Smith – 34 milionë paundsh

Stormzy – 26 milionë paundsh

Lewis Capaldi – 19 milionë paundsh

(Kosova Sot Online)