Fotografohen në aeroport, Capital T së bashku me Adrola Dushin?

  • G.G /
  • 25 May 2022 - 14:07
Fotografohen në aeroport, Capital T së bashku me Adrola Dushin?

Reperi, Capital T dhe modelja e njohur shqiptare, Adrola Dushi janë përfolur që një kohë të gjatë nëpër media rozë për një lidhje të mundshme.

Së fundmi, faqja e njohur në rrjetin social “Instagram” – “Vipat e Bllokut” ka publikuar një fotografi ku thuhet se personat në foto janë Capital T dhe Adrola Dushi.

Aludimet për një lidhje të mundshme mes dyshes filluan që kur modelja mori pjesë në një videoklip të reperit.

Po ashtu, ndjekësit gjatë muajit nëntor të vitit të kaluar i kishin uruar fejesën reperit me modelen, pasi në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook” ishte publikuar një fotografi me Adrolen.

Pas këtyre mesazheve, kishte reaguar vetë reperi duke shkruar: “kur t’fejohna pernime ma boni perhajr, kjo foto u postu nga stafi im cilt e menaxhojn faqen time ju faleminderit”.

(Kosova Sot Online)