Si e ndau Ilda Bejleri biznesmenin nga gruaja dhe dashnorja, blogeren e famshme bionde që e kishte shoqe

  • A.P /
  • 25 May 2022 - 18:35
Si e ndau Ilda Bejleri biznesmenin nga gruaja dhe dashnorja, blogeren e famshme bionde që e kishte shoqe

Merr fund misteri i shtatzanisë së moderatores Ilda Bejleri. Prapaskena ka mësuar se protagonist i shtatzanisë së moderatores është një biznesmen në hije, A. K., i dyshuar për pastrim masiv parash me personazhe të botës së krimit.

Biznesmeni po kalon një periudhë të ndërlikuar mes dashurisë së re dhe një krize familjare që i ka prodhuar pikërisht zjarri i padukshëm i kësaj dashurie.

Para se të takohej me Ilda Bejlerin, biznesmeni ishte në një romancë me blogeren e njohur të ekranit, bjonden…e cila ishte një nga shoqet më të ‘besuara’ të Ilda Bejlerit.

Themi ‘ishte’ sepse sot nuk është më, pasi moderatorja e njohur i mori të dashurin shoqes së saj, duke i ngulur, si rrjedhojë, një thikë pas shpine miqësisë.

Prapaskena mëson se ishte vetë blogerja bionde, e cila një ditë, me sa duket pa asnjë ndjesi rreziku, e prezantoi shoqen e saj (Ildën) me të dashurin biznesmen.

Nga ajo ditë, biznesmeni nisi një komunikim intensiv privat me moderatoren, ndërsa romanca e tij me shoqen e saj u zbeh gradualisht.

Biznesmeni thuhet se i rrëmbeu zemrën moderatores Ilda Bejleri, ku i fali edhe një biznes, shenjë kjo e bujarisë dhe zemërgjerësisë së tij.

Image

Nga ana tjetër, Ilda Bejleri, e cila për disa vite ka qenë e fiksuar pas futbollistëve, po linte pas një sagë lidhjesh me personazhe të fushave të ndryshme, romanca që nuk funksionuan siç duhet.

Moderatorja arriti të avanconte më shumë se sa shoqja e saj në jetën e biznesmenit, duke i krijuar një krizë në familje.

Pas ndarjes nga e dashura, Ilda po e ndan biznesmenin edhe nga bashkëshortja, e cila si gjithnjë duket se e ka marrë vesh e fundit.

Kriza mes biznesmenit dhe bashkëshortes së tij është përshkallëzuar më tej pas lajmit për shtatzaninë e Ildës.

Më parë, Ilda Bejleri është përfolur për një lidhje pasioni me ish deputetin Klevis Balliu, ndërsa u përshi në një sherr epik me Muç Nanin dhe Dritan Shakohoxhën.

Në disa intervista të mëparshme, Ilda nuk e ka pranuar këtë lidhje, por as e ka mohuar lidhjen me Balliun.

Ka pasur spekulime edhe për një lidhje të moderatores me me futbollistin Xherdan Shaqiri.

“Nuk e mohoj, e kam mik. Ai është një njeri me vlera të mëdha dhe një futbollist i lindur. Për ato që thuhen në gazeta nuk kam dëshirë t’i komentoj”, ka pohuar Bejleri.

Edhe futbollisti Bekim Balaj ka qenë shpesh në fokus të mediave rozë për një lidhje të mundshme mes tij dhe prezantueses Ilda Bejleri. Por, kjo e fundit ka pohuar se e ka pasur vetëm mik.

(Kosova Sot Online)