Modelja kosovare konfirmon lidhjen me Robert Berishën?

  • G.G /
  • 26 May 2022 - 10:10
Modelja kosovare konfirmon lidhjen me Robert Berishën?

Këngëtari, Robert Berisha gjatë javës së kaluar në një intervistë zbuloi se është në një lidhje dashurie. Ndër të tjera, ai tregoi se ajo quhet Laureta.

Kaq mjaftoi, që të zbulohet se kush është vajza që i rrëmbeu zemrën këngëtarit. Në rrjete sociale e media rozë u publikuan fotografitë e modeles, Laureta Maqedonci.

Ndërsa, tani përmes një fotografie të publikuar nga vetë modelja duket tashmë e konfirmuar lidhja e dyshes.

(Kosova Sot Online)