Ronela Hajati provokon nga shtrati, veshja e saj merr gjithë vëmendjen

  • G.G /
  • 26 May 2022 - 16:31
Ronela Hajati provokon nga shtrati, veshja e saj merr gjithë vëmendjen

Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati ka vazhduar aktivitetet pas pjesëmarrjes në Eurovision.

Artistja tashmë ka nisur punën për projekte muzikore, ndërsa nuk ka lënë anash as postimet e ndryshme në rrjetet sociale.

Edhe së fundmi, Ronela ka ndarë me fansat e saj të shumtë në Instagram një imazh ku dukej në formë të mirë dhe tejet atraktive.

E veshur në një trupore të kuqe me prerje të tejdukshme tek pjesa e gjoksit dhe njërës këmbë, këngëtarja e hitit “Leje” pozoi nga shtrati, teksa flokët e gjata dhe të valëzuara i la të lira mbi supe.

“Mirëmëngjesi zemër”, ka shkruar Ronela në mbishkrimin e imazhit që u pasua me komente të shumta nga ana e ndjekësve.

Ndërkohë, kujtojmë që Ronela përfaqësoi Shqipërinë në edicionin e sivjetshëm të “Eurovision” me këngën “Sekret”.

Ndonëse nuk arriti të kaloi në finalen e festivalit, performance e saj u pëlqye dhe mori vëmendje të madhe, teksa shkaktoi edhe reagime të shumta.

(Kosova Sot Online)