Festë në familjen e Shyhrete Behlulit, këngëtarja bën këtë postim të ëmbël

  • G.G /
  • 27 May 2022 - 11:24
Festë në familjen e Shyhrete Behlulit, këngëtarja bën këtë postim të ëmbël

Shyhrete Behluli, është njëra nga ikonat e muzikës shqiptare.

Ani pse ka kohë të gjatë që është pjesë e skenës muzikore, ajo asnjëherë nuk është ndalur duke sjellë shumë këngë e hite.

E pak para nisjes së sezonit të verës, ajo ka ndarë disa ditë pushimi, për të marrë energji të mirë para nisjen së dasmave dhe ahengjeve.

Sot vajza e Shyhretës, Gresa e ka ditëlindjen. Nana e saj është kujdesur që ta uroj me fjalët me të ëmbëla.

“Dashuria e nanës për vajzën e vet nuk përshkruhet me fjalë. Urime ditëlindjen zemër’, ka qenë urimi që Shyhretja i ka bërë vajzës së saj. 

(Kosova Sot Online)