Luana Vjollca befason njerëzit në rrugë

  • A.P /
  • 27 May 2022 - 18:35
Luana Vjollca befason njerëzit në rrugë

Moderatorja dhe këngëtarja nga Shqipëria, Luana Vjollca, gjatë kësaj kohe mori vëmendje të madhe për shkak të një projekti të ri.

Bëhet fjalë për një projekt të veçantë vetëdijues, në të cilin ka rrëfyer gjëra nga jeta personale e po ashtu edhe ajo profesionale.

Ndonëse po vazhdon përgatitjet për pjesët e radhës të “Thuaje”, biondja ka shpërndarë një tjetër video në rrjete sociale.

Ajo shfaqet nga makina e saj teksa përshëndet njerëzit në rrugë dhe i thotë fjalë të mira.

“Shumë e bukur”, “Puna e mbarë, Zoti ju bekoftë”, “I paske sytë shumë të bukur”, “Kalofsh një ditë sa më të bukur sot”, “Qenke shumë e mirë” – kanë qenë disa nga fjalët që 30-vjeçarja ua ka thënë njerëzve që i ka takuar rrugës.

(Kosova Sot Online)