“Ngatërresa mes këngëtarëve”, ky është motivi i vrasjes së rëndë në Ferizaj, ku gjeti vdekjen 30-vjeçari Gazmend Hyseni

  • E.K /
  • 28 May 2022 - 11:50
“Ngatërresa mes këngëtarëve”, ky është motivi i vrasjes së rëndë në Ferizaj, ku gjeti vdekjen 30-vjeçari Gazmend Hyseni

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në orët e vona, në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj, që si pasojë e gjuajtjeve me armë zjarri i vdekur ka mbetur Gazemend Hyjseni, 30-vjeçar.

Deri tek vrasja e rëndë është mësuar se cili ka qenë motivi.

Sipas burimeve nga Prokuroria kanë bërë të ditur se motivi i vrasjes së rëndë në Ferizaj nga hetimet fillestare është ngatërresa mes këngëtarëve, pjesë e të cilave është edhe vëllai i dorasit, reperi Buta (Betim Januzi).

Si rezultat i këtyre problemeve të vazhdueshme dyshohet se para një muaji dorasit iu është djegur vetura e tipi “Audi”, vlera e të cilës ishte 70 mijë euro.

Për këtë dhe motive të tjera që lidhen kryesisht me ngatërresat e vëllait të tij me këngëtarët tjerë dyshohet se Qendrim Januzi mbrëmë ndërmori veprime, ku si pasojë përfundoi i plagosur nga Policia, shkruan Sinjali.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë Policia njoftoi se nga hetimet e para, dyshohet se Qendrim Januzi ka shtënë me armë zjarri në drejtim të Gazmend Hysenit, i cili si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kjo e konfirmuar nga mjekët e spitalit të Ferizajt.

Afër vendit të ngjarjes, një njësi e policisë me automjet zyrtar civil dhe pjesëtarë të policisë me rroba civile, në detyrë zyrtare, kanë vërejtur të dyshuarin me armë zjarri në dorë dhe kanë filluar fillimisht me urdhëra verbal “ndal policia” që të ndalet, por i dyshuari nuk ka përfillur urdhërat e policisë.

“I dyshuari me pistoletë në dorë, dyshohet që në një moment i kthehet zyrtarëve policorë dhe njëri zyrtar policor, për ta shmangur rrezikun e drejtpërdrejt ndaj tij, kolegut të tij dhe të tjerëve përreth, e përdor armën e zjarrit zyrtare, me një shkrepje në drejtim të të dyshuarit”.

“I dyshuari, menjëherë dërgohet për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor dërgohet në në QKUK – Prishtinë dhe sipas mjekëve, gjendja shëndetësore e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia i ka marrë masat për sigurinë e tij”, thuhet në njoftimin e Policisë.

(Kosova Sot Online)