Publikohet video kur Naimi dhe Mihrija i këndojnë nuses në fejesën e djalit

  • A.P /
  • 29 May 2022 - 11:45
Publikohet video kur Naimi dhe Mihrija i këndojnë nuses në fejesën e djalit

Në familjen e këngëtarëve të njohur, Naim Abazit dhe Mihrije Brahës mbrëmë ka pasur festë.

Dyshja e njohur e kanë fejuar djalin e tyre të vetëm dhe për këtë festë kanë mbledhur familjarët dhe shoqërinë, duke mos munguar edhe disa fytyra publike.

"Kosova Sot Online" ka siguruar pamje brenda festës së familjes Abazi, më poshtë mund të shihni momentin kur Naimi dhe Mihrija i këndojnë çiftit të ri.

(Kosova Sot Online)