Bora Zemani konfirmon ribashkimin me Donaldin

  • A.P /
  • 29 May 2022 - 15:09
Bora Zemani konfirmon ribashkimin me Donaldin

Që nga momenti kur u panë bashkë në një nga klubet e natës në Prishtinë, dyshja Bora Zemani dhe Donald Veshaj ishin në krye të mediave rozë e rrjeteve sociale për një ribashkim.

Por, në disa fotografi që u publikuan ditën e djeshme, pushtuan mediat rozë e rrjetet sociale, në këto foto shihej moderatorja së bashku me aktorin në një nga qytetet e Italisë.

Për të konfirmuar ribashkimin, Bora publikoi një fotografi në rrjetin social “Instagram” duke treguar se gjendet në Itali.

Donaldi nuk ka reaguar e as publikuar ndonjë gjë në rrjete sociale që nga dita e premte.

Ndërsa, ditën e djeshme vëllai binjak i Donaldit, Romeo kishte publikuar një foto ku shihej i rrethuar me stafin e emisionit “Më ler të flas”, teksa mungonte Donaldi.

Image


(Kosova Sot Online)