Blero shkon në ‘Zvicrën e Afronës’, por me kë u takua?

  • G.G /
  • 30 May 2022 - 11:03
Blero shkon në ‘Zvicrën e Afronës’, por me kë u takua?

Blero pas disa muajsh e për të parën herë pasi u kuptua ndarja e tij me Afronën ka fluturuar drejt Zvicrës.

Motivet mbesin të paqarta ndonëse nuk përjashtohet që ai të ketë marrë rrugë për t’u sqaruar me Afronën në atë që konsiderohet si kriza e tyre më serioze në shtatë vite bashkë.

Duke e nuhatur mirë rikthimin e vëmendjes nga kjo ‘dramë’ personale, artisti ka ng.acmuar ndjekësit me postime nga Zvicra ku ka pasur edhe një takim.

Ai është takuar me Fifin, e cila po qëndron për punë të saj në shtetin helvetik, atje ku ka jo një por disa data me mbrëmje muzikore.

Blero ka paralajmëruar diçka me Fifin por pa zbuluar më shumë, në një tjetër postim, ai është shfaqur duke bashkëbiseduar përmes videolidhjes me Tarën.

A do kemi një foto me Afronën? Presim e shohim…

(Kosova Sot Online)