Yll Limani ka një ‘këshillë jetësore’ për Elvana Gjatën, për çfarë bëhet fjalë

  • E.K /
  • 31 May 2022 - 09:44
Yll Limani ka një ‘këshillë jetësore’ për Elvana Gjatën, për çfarë bëhet fjalë

Këngëtari Yll Limani është ndër më të pëlqyerit në Shqipëri dhe Kosovë, i cili përveç këngëve të tij të suksesshme njihet edhe për momentet gazmore që ndan me ndjekësit.

Ai ka shoqëri me shumë artistë të tjerë të vendit, me të cilët nuk i kursen momentet komike. Kështu ka ndodhur së fundmi me këngëtaren Elvana Gjata, e cila ka ndarë një video në TikTok së bashku me Yll Limanin.

Ky i fundit i jep një “këshillë jetësore” asaj dhe ndjekësve të tyre.

“Një këshillë jetësore, ti shiko punët e tua, unë shikoj punët e mia dhe të tuat”- shprehet ai mes të qeshurash gjatë videos.

Artistët shqiptarë janë aktivë në rrjetet sociale ku përveç projekteve muzikore apo koncerteve, publikojnë shpesh edhe video për të qeshur.

Reperi Noizy dhe këngëtar Yll Limani, publikuar disa ditë më parë disa video në Instastory.

Teksa janë nën shoqërinë e njëri-tjetrit, Noizy e quan këngëtarin “njeriun më të besdishëm në botë.” Ndërkohë shakanë e ka vazhduar edhe Ylli, i cili njihet tashmë për sensin e tij të humorit.

Biseda:

Noizy: Nëse ka njeri më të besdisshëm në botë, në rruzullin tokësor, është vetëm ky.

Yll Limani: Është e vërtetë por si e ke kuptuar kaq shpejt?

Noizy: Ja 5 minuta me ty edhe e kuptova direkt.

(Kosova Sot Online)