Tayna dhe reperi i njohur kosovar publikojnë foto nga i njëjti vend

  • G.G /
  • 31 May 2022 - 10:51
Tayna dhe reperi i njohur kosovar publikojnë foto nga i njëjti vend

Këngëtarja, Doruntina Shala e njohur me emrin artistik si “Tayna” ka qenë e përfolur së fundmi në media rozë për një lidhje të mundshme.

Nëpër rrjete sociale u publikua një fotografi e këngëtares pranë një personi ‘misterioz’ në Zvicër, gjë për të cilën reagoi vetë Tayna duke i mohuar këto zëra.

Pas kësaj, ajo mbrëmë ka publikuar në rrjetin social “Instagram” disa pamje nga Cappadocia, e që pamje nga i njëjti vend publikoi edhe reperi i njohur, Gramoz Aliu – Mozzik.

“Express Rozë” nga burimet merr vesh se dyshja janë duke xhiruar një pjesë të videoklipit që pritet të lansohet në javët në vazhdim. 

(Kosova Sot Online)