Sabri Fejzullahu zbulon një problem që i erdh si rezultat i muzikës

  • G.G /
  • 31 May 2022 - 13:58
Sabri Fejzullahu zbulon një problem që i erdh si rezultat i muzikës

Këngëtari i njohur, Sabri Fejzullahu, ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin “Libero” në “ATV” ku ka rrëfyer shumë gjëra nga jeta e tij private dhe karriera muzikore.

Madje, ai në këtë intervistë zbuloi një problem që i erdhi si rezultat i muzikës, teksa shtoi se edhe po të humbte komplet dëgjimin dhe shikimin nuk mundet ta linte këngën asnjëherë.

“57 vite duke këndua, më janë shurdhu, doktor Arbeni më ka thënë tonet e larta po funksionojnë pak pak, bas-bina tu ka shurdhu, veshi i majtë krejt, i djathti pak , domethënë tërë jetën krejt shurdhona edhe krejt qorrona nuk shoh, nuk mundem me lan këngën asnjëherë”, u shpreh Sabri Fejzullahu.

Ditë më parë, Fejzullahu njoftoi se do të rikthehet me një rol për të parën herë pas afro 30 vjetësh. Lajmin se do t’i kthehet aktrimit e kishte bërë të ditur vetë këngëtari, përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”.

(Kosova Sot Online)