Pasi konfirmuan lidhjen, Laureta nuk ia fsheh më dashurinë në publik Robertit

  • E.K /
  • 01 June 2022 - 08:30
Pasi konfirmuan lidhjen, Laureta nuk ia fsheh më dashurinë në publik Robertit

Pak javë më parë Roberti vendosi që lidhjen e tij të re ta bëjë publike, duke kuptuar dhe që bëhet fjalë për diçka serioze. 

Vajza në fjalë quhet Laureta Maqedonici dhe dyshja është bashkë prej disa muajsh.

Kjo e fundit, pasi mediat zbuluan lidhjen nuk ia fsheh më dashurinë Robertit duke e publikuar edhe në Instagram.

Dje ajo postoi një video në Instastory ku shihet Roberti teksa pastron motorrinn e tij.

Videos Laureta i bashkëngjiti një zemër.

I ftuar së fundmi në “Why not”, Roberti nuk ngurroi të fliste për bukuroshen duke treguar se ajo është e gjatë dhe kur vesh taka ia kalon atij.

“Jemi njësoj me gjatësi, por me taka ma kalon çik. Ama ajo nuk përton, ulet pak dhe e puth unë”, tha Roberti.

(Kosova Sot Online)