Paparazët italianë kapin në poza interesante Dua Lipën

  • G.G /
  • 01 June 2022 - 10:13
Paparazët italianë kapin në poza interesante Dua Lipën

Dua Lipa është dukur bukur në bikine me lule, teksa është parë duke u lazdruar me një mashkull buzë një pishine në Portofino të Italisë

Ajo për momentin është në turneun e saj rreth e rreth botës, “Future Nostalgia”.

Dua Lipa është dukur në shpirt të mirë teksa është parë buzë një pishine me shokët e saj gjatë një pushimi të vogël dhe të merituar në Portofino të Italisë këtë të martë.

Paparazët e kanë fotografuar Duan në bikine shumëngjyrëshe teksa ajo është parë në shoqëri të një mashkulli gjersa merr ngjyrë në diell. 

(Kosova Sot Online)