Sezoni i verës u hap edhe për Rina Balaj-n/ Këngëtarja pozon me bikini dhe duket thjeshtë “bombastike” (FOTO)

  • G.G /
  • 02 June 2022 - 11:11
Sezoni i verës u hap edhe për Rina Balaj-n/ Këngëtarja pozon me bikini dhe duket thjeshtë “bombastike” (FOTO)

Pas debutimit të saj si repere, Rina Balaj kohëve të fundit duket se ka ndryshuar plotësisht stilin e muzikës duke sjellë këngë jashtë zhanërit rep, të cilat janë përqafuar menjëherë nga publiku.

Por përpos aspektit profesional, Balaj vihet në qendër të vëmendjes edhe për format e saj trupore. Këngëtarja gëzon një fizik të palestruar, ku nuk heziton të vë në pah format e rrumbullakosura. Edhe fotot e saj të fundit në Instagram këtë vërtetojnë. Ajo është shfaqur shumë provokuese në bikinit e saj “modest” të zinj.

Ju kujtojmë që 2 ditë më parë Rina Balaj ka postuar në Instagram një foto nga mbrëmja e saj e maturës. Reperja se hera e parë kur ka lyer flokët, ka bërë thonjtë dhe make up, ka qenë pikërisht për mbrëmjen e saj të maturës.

Rina është shumë aktive në rrjete sociale, ku mundohet të ndajë pjesë nga jeta e saj e përditshme me ndjekësit. Ajo ka treguar se i pëlqen të eksperimentojë edhe me ngjyrën e flokëve herë pas here, pasi e kemi parë me flokë në ngjyrë jeshile, të kuq e portokalli.

Këngëtarja prej kohësh po shijon romancën me reperin Sin Boy.

(Kosova Sot Online)