Luana zbulon se si e ka bullizuar kolegu i saj

  • A.P /
  • 02 June 2022 - 16:18
Luana zbulon se si e ka bullizuar kolegu i saj

Luana Vjollca do të publikojë sot këngën e saj të rradhës e cila do të realizohet me klip.

Kënga titullohet “Isha” dhe është kënga e tretë e projektit “Thuaje”.

Luana ka realizuar pesë këngë, ku përmes këtyre këngëve dhe rrëfimit, ajo shpalos histori nga jeta e saj, që vijnë si mesazhe të fuqishme.

Ndërsa siç ka deklaruar vet Luana, kënga do të jetë dedikim për vajzat dhe është një histori e këngëtares ku një nga kolegët e saj para shumë vitesh, e ka nënçmuar duke i thënë se është thjesht një vajzë e bukur dhe asgjë më shumë se kaq, dhe nuk do të arrinte asgjë në jetë.

Përmes disa pamjeve të publikuara nëpër media e rrjete sociale, shihet se videoja muzikore është më shumë ngjyra dhe jetë.


(Kosova Sot Online)