Kejvina Kthella me paraqitje provokuese për festën e ditëlindjes së 27-të

  • E.K /
  • 03 June 2022 - 13:38
Kejvina Kthella me paraqitje provokuese për festën e ditëlindjes së 27-të

Modelja e njohur nga Shqipëria, Kejvina Kthella, ditën e djeshme (e enjte) ka festuar ditëlindjen e 27-të.

Ajo ka marrë urime të shumta nga miqtë, ndjekësit e po ashtu edhe nga familjarët.

Megjithatë, biondja ka organizuar një festë për ditëlindje së bashku me mikeshat e ngushta.

E njëjta duket se ka festuar në një nga bregdetet shqiptare, në bazë të disa pamjeve që janë publikuar.

Bukuroshja ka zgjedhur të duket provokuese, në një set bikinish të tejdukshme blu, bardhë dhe kafe.

“Të fillojë ndeja”, ka qenë shkrimi që mikja e saj, Arta Elezaj, ka shkruar në njërën nga postimet që hodhi në InstaStory

Kejvina kujtojmë që mori famën si velinë në emisionin “Xing me Ermalin”. 

(Kosova Sot Online)