Arbenita - Feros: Jam budallaqe që u martova me ty

  • A.P /
  • 03 June 2022 - 16:12
Arbenita - Feros: Jam budallaqe që u martova me ty

Arbenita Ismajli, bashkëshortja e reperit Fero, është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale, ku merr shumë komente për pozat e saj provokuese dhe format trupore.

Modelja u bë për herë të parë nënë prillin e kaluar, por megjithatë ajo i ka ruajtur në mënyrë të përsosur format trupore dhe duket mjaft bukur. Por përveç pozave provokuese, modelja ndan shpesh me ndjekësit edhe video krah partneri të saj.

Së fundmi në llogarinë e saj në TikTok, modelja ka publikuar një video për të qeshur, ku ajo dhe bashëshorti i saj Fero imitojnë një zë në sfond.

“Unë budalla që martohem me ty, duke qenë me u martu me një dreq”- thotë Arbenita, ndërsa duke qeshur Fero shton: “Të kishte arrestuar policia se s’bën të martohen kushërinjtë bashkë”

Arbenita Ismajli u bë nënë për herë të parë në muajin prill të viti të kaluar dhe bashkë me partnerin e saj, Feron, e quajtën vajzën e tyre Nina.

(Kosova Sot Online)