Mihrije Braha: Nusja e djalit tim shkruan libra, ka fituar bursa në SHBA

  • E.K /
  • 04 June 2022 - 10:25
Mihrije Braha: Nusja e djalit tim shkruan libra, ka fituar bursa në SHBA

Këngëtarja e njohur shqiptare, Mihrije Braha u bë vjehrra më e re e estradës.

Fejesa e djalit të saj Platorit me nusen Tringa bëri bujë të madhe.

Pas kësaj, ajo foli për herë të parë për raportet që zotëron me nusen.

Mihrija, e përshkroi Tringën me fjalë shumë të veçanta.

“Ka një kohë që Tringa bashkëjeton me ne dhe një lidhje të tillë e kemi që moti. Fejesën jemi munduar ta mbajmë shumë private, por 3 orë para ahengut mediat e kuptuan,” tha këngëtarja.

Duke e përshkruar personalitetin e nuses, ajo tregon se përpos tjerash ajo është edhe më shumë e lumtur që ajo është nga qyteti i Mitrovicës, pa hezituar t’i përmend edhe kulturën e edukatën e saj.

Ndër të tjera, Mihrija zbuloi edhe shumëçka rreth nuses së saj, për të cilën tha se shkruan poezi, ka shkruar 6 romane si dhe ka fituar bursa në ShBA.

(Kosova Sot Online)