Adriana Matoshi konfirmon ndarjen nga i dashuri, tregon arsyen kryesore pse s’janë më bashkë

  • G.G /
  • 04 June 2022 - 11:22
Adriana Matoshi konfirmon ndarjen nga i dashuri, tregon arsyen kryesore pse s’janë më bashkë

Deputetja dhe aktorja Adriana Matoshi ka folur dje për herë të parë lidhur me raportimet për ndarjen e saj nga Keith Groeneveld. Matoshi e ka konfirmuar se ata më nuk janë bashkë.

Ka thënë se kanë qenë shumë arsye të cilat kanë ndikuar që ata të ndahen.

Por, ka shtuar se janë ndarë në mënyrë paqësore.

“Është e vërtetë se unë me Keithin nuk jemi ma. Nuk jemi nda tu u përla, nuk jemi tu u sha, nuk jemi nda tu u urrejt, por thjeshtë jemi nda se e kemi pa të arsyeshme mos me kanë ma bashkë. Ka shumë arsye mrenda pse, por prapë këtu mundem me thanë shlirë që nëse unë isha kanë egoiste, kisha mendu vec për veten tem, unë isha hala sot bashkë. Por, unë kam mendu për ma larg dhe kurrë nuk e kam thanë që ka me zgjat tërë jetën. Kam thanë qaq sa zgjat le të jetë perfekte”, ka thënë Matoshi.

Si arsye kryesore për ndarjen, Matoshi ka thënë se Keith ka pasur shumë dëshirë që të krijojë familje, por se ajo s’ka qenë e gatshme edhe për një fëmijë tjetër.

“Kyqre, nuk jam kanë  e gatshme, psh Keithi ka dasht shumë me kriju familje. Unë nuk jam kanë ai personi që kam dasht me pas edhe një fëmijë tjetër. Keithi u kanë shumë ma i ri në moshë se unë, edhe unë e kam pa që atij I duhet me ec përpara, me u fokusu në punën e vetë, karrierën e vetë, e jo me kanë unë prioriteti në jetën e tij, po ai më pas jetën e vetë, punën, karrierën edhe në fund familjen”, ka deklaruar Adriana në ATV.

Ajo ka treguar se ndarja e tyre ka shkuar gradualisht, në mënyrë që të mos lëndohet asnjëri prej tyre.

“Kemi shku gradualisht, nuk jemi nda direkt me thanë po ndahem, gradualisht për mos me u lëndu as unë e as ai, kemi fol shumë, kemi diskutu shumë, e kemi pa që është ma mirë, plus distanca na ka ndihmu, se jemi kanë larg njëri-tjetrit, por kur jemi taku jemi kanë bashkë. Po, si të unë, sit e Keithi, në lutjet e mëngjesit edhe të mbramjes, unë e di dhe e ndjej shpirtërisht, që unë jam te Keithi edhe ai te unë”, ka thënë Adriana.

(Kosova Sot Online)