Dua Lipa kapet mat me aktorin e njohur në Madrid

  • G.G /
  • 04 June 2022 - 15:54
Dua Lipa kapet mat me aktorin e njohur në Madrid

Dua Lipa mbajti një ditë më parë një koncert madhështor në Madrid, në kuadër të turit botëror “Future Nostalgia” duke rrëmbyer vëmendjen. Megjithatë, këngëtarja shqiptare është parë duke u larguar nga koncerti me aktorin Aron Piper, i famshëm për rolin e tij në serialin e Netflix “Elite”.

Ata më pas shkuan të festonin në një klub nate në Madrid. Mirëpo, detaji që ka tërhequr vëmendjen është se janë parë mjaft të afërt me njëri-tjetrin, gjë që ka ndezur thashethemet për një romancë mes të dyve. Mediat e huaja shkruajnë se aktori mori pjesë në koncertin e Dua-s.

Kujtojmë që në fund të dhjetorit Dua Lipa i dha fund lidhjes dy vjeçare me modelin, Anëar Hadid. Që atëherë, këngëtarja e ka shijuar në maksimum të qenit beqare dhe tani duket se po i jep vetes një shans të ri me Arón Piper, megjithëse asnjëri nga të dy nuk ka thënë asgjë për këtë. 

(Kosova Sot Online)