Vetëm Sabri Fejzullahu na bën të besojmë se dashuria e vërtetë ekziston

  • G.G /
  • 06 June 2022 - 13:50
Vetëm Sabri Fejzullahu na bën të besojmë se dashuria e vërtetë ekziston

Sabri Fejzullahu nuk ka nevojë për raste e ditëlindje që ta lumturojë bashkëshorten e tij. Sot nuk është ndonjë ditë e veçantë, por këngëtari i ka bërë një dedikim Nerës duke i kushtuar fjalët më të bukura.
Krah një fotoje të tyre të publikuar në Instagram, Sabriu ia bën të ditur bashkëshortes se ata do të jenë bashkë në përjetësi.
“Ti Nera jem, tok me fytyrën tënde të ëmbël do të jeni me mua deri në amshim”, ka shkruar Sabriu duke na bërë të gjithëve të besojmë tek dashuria e vërtetë dhe pa kushte.

(Kosova Sot Online)