“Cllevio” dje u rrah nga Noizy, sot arrestohet – Policia jep detaje

  • A.P /
  • 07 June 2022 - 18:05
“Cllevio” dje u rrah nga Noizy, sot arrestohet – Policia jep detaje

Reperi, Kleviol Ahmeti i njohur si “Cllevio” është arrestuar ditën e sotme nga Policia në Shqipëri, pasi sipas një komunikate, i njëjti ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.  Kjo masë ishte caktuar ndaj tij pasi që akuzohej për veprat penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” dhe “Mbajtje pa leje e armëve të ftohta”.

Sipas kësaj komunikate, gjatë kontrollimit, “Cllevios” i është gjetur lëndë narkotike cannabis sativa dhe tri thika, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale.

Para se të arrestohej Cllevio ka publikuar në rrjeti social “Instagram” një shkrim që reperi e kishte lënë me pasoja, teksa më pas disa video ku shihej me lot në sy.

Image

(Kosova Sot Online)