Shpërthim në Durrës, dy ditë pas rrahjes i vendoset tritol biznesit të Noizyt

  • E.K /
  • 08 June 2022 - 08:42
Shpërthim në Durrës, dy ditë pas rrahjes i vendoset tritol biznesit të Noizyt

Një shpërthim me eksploziv është regjistruar orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës. Burime për ABC bëjnë të ditur se eksplozivi është vënë në lokalin në plazh në pronësi të reperit Rigels Rajku apo i njohur ndryshe si Noizy.

Nga shpërthimi në lokalin e Noizyt janë dëmtuar xhamat në të dy katet e ndërtesës. Fatmirësisht nga shpërthimi në lokalin e Noizyt nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale.

Kujtojmë se dy ditë më parë Noizy u përfshi në sherr me Kleviol Ahmetin (Cllevio Serbiano) .

Thuhet se sherri ka filluar pasi ky i fundit ka folur kundër reperit në rrjete sociale. Pas lirimit nga burgu, Klevio ka ofenduar sërish anëtarët e OTR.

Dje, ai ka vendosur që të shkojë tek lokali i Noizyt në Durrës por duket që kjo gjë nuk u prit mirë nga ky i fundit dhe e gjithë situata ka agravuar në përleshje. Dje janë  publikuar dhe pamjet e plota, ku shihet Noizy së bashku me ish konkurrentin e “Për’puthen”, Geljan Rajku teksa “masakrojnë” me grushte Cllevion.

(Kosova Sot Online)