Pamje nga lokali i Noizyt, ku u vu tritol

  • E.K /
  • 08 June 2022 - 10:48
Pamje nga lokali i Noizyt, ku u vu tritol

Një shpërthim me eksploziv është regjistruar orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës. Burime për ABC bëjnë të ditur se eksplozivi është vënë në lokalin në plazh në pronësi të reperit Rigels Rajku apo i njohur ndryshe si Noizy.

Nga shpërthimi në lokalin e Noizyt janë dëmtuar xhamat në të dy katet e ndërtesës.

Fatmirësisht nga shpërthimi në lokalin e Noizyt nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale.

Kujtojmë se dy ditë më parë Noizy u përfshi në sherr me reperin, Kleviol Ahmetin i njohur me nofkën “Cllevio Serbiano”.

(Kosova Sot Online)