Rikthimi i fuqishëm i Era Istrefit që e solli në qendër të vëmendjes

  • G.G /
  • 08 June 2022 - 11:30
Rikthimi i fuqishëm i Era Istrefit që e solli në qendër të vëmendjes

Ajo në muajin mars bëri rikthimin në skenë me një projekt të ri muzikor pas një pauze të gjatë në muzikë.

Bëhet fjalë për këngëtaren e famshme të estradës, Era Istrefi, e cila tashmë është e njohur edhe në tregun ndërkombëtar.

Artistja, e cila mezi po pritej nga publiku, ka bërë një kthim të fuqishëm që momentalisht e vendosi në qendër të vëmendjes.

Biondja ditë më parë mahniti me paraqitjen në një koncert në Zvicër, teksa po vazhdon të ketë interes të madh edhe për mbrëmje të tjera përreth Evropës.

E njëjta tani do të jetë e pranishme edhe në vende të tjera anë e mbanë trojeve shqiptare, si një emër tejet i kërkuar në treg.

Në bazë të asaj që është parë në rrjete sociale, 27-vjeçarja është mirëpritur me një numër të madh të shikuesve.

(Kosova Sot Online)