Fatmir Spahiu për ngritjen e çmimeve: Më mirë me nxjerr prej përdorimit 5 euron, s’po kryen punë më

  • E.K /
  • 08 June 2022 - 12:47
Fatmir Spahiu për ngritjen e çmimeve: Më mirë me nxjerr prej përdorimit 5 euron, s’po kryen punë më

Aktori Fatmir Spahiu, i njohur si “Bufi” ka ironizuar me situatën e ngritjes së çmimeve në Kosovë.

Përmes një postimi të bërë në llogarinë e tij në Facebook, Spahiu ka shkruar se kartëmonedha 5 euro duhet të hiqet nga tregu tani.

“Kartemonedhen e 5€ eshte mire me nxjerre komplet prej perdorimit. Sen s’po kryne pune ma”, ka shkruar aktori kosovar.

Kujtojmë se ditën e djeshme është rritur përsëri çmimi i naftës dhe i benzinës. Tani një litër naftë kushton 1.82, ndërsa një litër benzinë kushton 1,84, kurse edhe çmimet e gjërave të tjera esenciale si vaji, mielli, buka, e shumë të tjera kanë shënuar rritje kohëve të fundit.

https://www.facebook.com/bufmir/posts/5064741500301290

(Kosova Sot Online)