Këngëtarja e njohur flet për dasmën: Isha nervoze, pata kriza paniku
Britney Spears zbuloi të gjithë sfondin rreth martesës së saj me Sam Asgarin të enjten e kaluar.
Këngëtarja 40-vjeçare ka postuar disa foto nga dita e bukur që ka përjetuar dhe ka pranuar se është ndjerë nervoze dhe ka pasur krizë paniku para se t’i thotë “po” partnerit. Ceremonia luksoze u zhvillua në shtëpinë e saj në Thousand Oaks, Kaliforni.
“Isha shumë nervoze gjatë gjithë mëngjesit. Por më pas me të vërtetë e ndjeva… Pata një atak paniku dhe më pas e mora veten”, shkroi Britney në një postim të gjatë në Instagram.
“Uau! Zot! Ne u martuam! Ishte dita më spektakolare”, ishin fjalët e para që ajo shkroi.
(Kosova Sot Online)