Dafina Zeqiri në përgaditje të një dokumentari për të shënuar 15 vitet e karrierës së saj

  • E.K /
  • 13 June 2022 - 08:47
Dafina Zeqiri në përgaditje të një dokumentari për të shënuar 15 vitet e karrierës së saj

Dafina vazhdon të jetë njëra ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare.

Këngëtarja numëron hite të jashtëzakonshme që vazhdojnë e ndëgjohen.

Ajo shënon 15 vite karrierë, dhe vazhdon të jetë tejet aktive me koncerte e mbrëmje muzikore.

E pikërisht për këto vite karrierë, këngëtarja ka zbuluar se është në përgaditje të një dokumentari për të shënuar karrierën e saj të gjatë muzikore.

Së fundi ajo ishte e ftuar në emisionin “Why Not”, ku ka zbuluar detaje rreth dokumentarit duke thënë se pritet të publikohet në fundit të këtij viti ose më së largu në fillimi të 2023.

“Këtë vit e festoj 15 vjetori e karrierës kam vendosur që në bashkëpunim me një gazetar suedez që është fitues i Grammy që punon mbi 40 vite si gazetar i industrisë së muzikës në Suedi dhe do të flasim për herë të parë për shumë gjëra sa i përket jetës time, si karrierës ashtu edhe jetës private, për gjëra që nuk kam folur asnjëherë më parë dhe besoj që përfundohet këtë vit dhe do të del në fund të vitit, ose në fillim të 2023 dhe do të dal në televizionet suedeze fillimisht, është në gjuhën angleze dhe atë suedeze”, ka thënë Dafina rreth dokumentuarit.

Ndryshe, ajo së fundi ka sjellë bashkëpunimin e saj me Kidën e titulluar “Luje belin”.

(Kosova Sot Online)