Tayna vjen me poza super sek*i

  • E.K /
  • 13 June 2022 - 11:58
Tayna vjen me poza super sek*i

Reperja e njohur, Tayna pritet që shumë shpejt të vijë në një bashkëpunim të ri me reperin Mozzik dhe këngëtarin, Butrint Imeri.

Tre artistët kanë paralajmëruar se kënga mban titullin “Pare” dhe është drejt finalizimit ndërsa ende nuk kanë dhënë një datë të lansimit.

Por, megjithatë reperja nga Prizreni ka ndarë disa imazhe të shkëputura nga xhirimet e klipit të ri ku ajo si çdo herë tjetër duket në formë të mirë dhe tejet joshëse.

Edhe së fundmi, krijuesja e hiti “Sicko” postoi disa fotografi ku ajo shihet e veshur në një fustan të gjatë nga materiali saten me ngjyrë të kaltër, ndërsa ia theksonte dekoltenë dhe këmbët joshëse në një prerje të veçantë.

Në disa nga pozat, Tayna shihet e shtrirë në një divan teksa thekson linjat mahnitëse të trupit për të cilat edhe njihet dhe komentohet vazhdimisht.

Të shumta kanë qenë edhe komentet dhe pëlqimet nga ana e fansave të saj të shumtë në llogarinë e saj të Instagramit ku ajo numëron mbi një milion ndjekës.

Ndërkohë, aktualisht Tayna po shijon suksesin e një tjetër bashkëpunimi me reperin Marini.

Projekti me titullin “Alpha & Omega” tashmë ka grumbulluar mbi pesë milionë klikime në kanalin zyrtar në YouTube.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Tayna (@tayna)