Reperi shqiptar publikon foton e shokut që iu vra në atentat

  • G.G /
  • 14 June 2022 - 10:27
Reperi shqiptar publikon foton e shokut që iu vra në atentat

Reperi, Klejdi Dogjani i njohur ndryshe me nofkën “Finem” ka reaguar pas vrasjes së Aleksandër Sadikajt.

27-vjeçari u vra në atentatin me tritol të ndodhur para tre ditësh në Tiranë. Përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, Finem ka publikuar një fotografi bardh e zi të Sadikajt.

“U prehsh në paqe vëlla!”- shkruan Finem mbi foto.

Aleksandër Sadikaj, 27 vjeç është vrarë në një atentat me tritol me telekomandë. I riu me precedentë penalë ka qenë duke udhëtuar me makinën që rezulton të jetë në pronësi të Petrit Osmanit në momentin që atentatorët kanë shpërthyer tritolin me telekomandë.

Sadikaj u nxorr pa gjymtyrë nga mjeti dhe kalimtarë të rastit e dërguan në spital ku dhe ndërroi jetë. 27-vjeçari është skeduar për një sërë veprash penale si vjedhje, vrasje, plagosje dhe mosbindje e kundërshtim të forcave të policisë. Hetimet janë fokusuar në të shkuarën e të riut, por nuk përjashtohet mundësia që atentatorët të jenë ngatërruar e që shënjestra e tyre të ketë qenë Osmani.

(Kosova Sot Online)